Faqja e Pare | Bota | Numri i viktimave nga tërmeti në Kinë arrin në 70 mijë, nxirret një i gjallë nga rrënojat

Numri i viktimave nga tërmeti në Kinë arrin në 70 mijë, nxirret një i gjallë nga rrënojat

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Pekin - Numri i përgjithshëm i të vdekurve ose të zhdukurve na tërmeti shkatërrimtar në Kinë ka arritur në 70 mijë, kanë bërë të ditur sot (e martë) autoritetet kineze, njofton Rojter. Vetëm

 

Pekin - Numri i përgjithshëm i të vdekurve ose të zhdukurve na tërmeti shkatërrimtar në Kinë ka arritur në 70 mijë, kanë bërë të ditur sot (e martë) autoritetet kineze, njofton Rojter. Vetëm në provincën Siçuan, bilanci i viktimave arrin në 39,500. Ndërkaq, të paktën 500 të vdekur janë regjistruar në provincën fqinje. Agjencia shtetërore e lajmeve Sinhua ka njoftuar edhe për 32 mijë njerëz të tjerë të zhdukur. Bilanci i numrit të të lënduarve ka mbetur në rreth 245 mijë. Një burrë është nxjerrë i gjallë sot (e martë) nga rrënojat e një trafostacioni elektrik, tetë ditë pas tërmetit të fuqishëm në Kinë, njofton Rojter. Ma Juanjiang ka mbijetuar në rajonin Vençuan, epiqendër e tërmetit të 12 majit në provincën malore të Siçuanit, pasi kishte qenë i varrosur për së gjalli 179 orë nën gërmadha, kanë bërë të ditur mediet shtetërore. Kina po përballet me vështirësi serioze për strehimin e rreth 5 milionë njerëzve, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga tërmeti.

Burimet qeveritare kineze bëjnë të ditur se kanë nevojë urgjente për tenda. Nga tërmeti i 12 majit besohet se 70 mijë njerëz kanë vdekur apo gjenden ende nën rrënoja. Kina mbajti dje zi kombëtare për viktimat e tërmetit të madh të javës së kaluar. Miliona kinezë u mblodhën dje në Sheshin Tienanmen të Pekinit, duke thirrur ‘Ecë Përpara Kinë’ dhe duke hedhur parulla në mbështetje të provincës Sëçuan të goditur rëndë. Pikërisht në orën 2:28 pasdite, kur goditi tërmeti me fuqi 7 presje 9 ballë 7 ditë më parë, Kina mbajti 3 minuta heshtje. Trafiku ndaloi, njerëzit ndalën punën në shenjë nderimi, dhe udhëheqësit më të lartë të vendit, mes tyre edhe presidenti Hu Gjin Tao, ishin në mes të publikut. Kina e ka pezulluar aktivitetin e Pishtarit Olimpik për tre ditë dhe faqet kompjuterike janë urdhëruar të mos publikojnë materiale me përmbajtje argëtuese. Ndërsa vendi mban zi, pati një tjetër njoftim për një fatkeqësi të re. Agjencia HSINHUA njoftoi për një rrëshqitje dheu në zonën e tërmetit, duke varrosur të gjallë mbi 200 punonjës të ndihmave. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative