Faqja e Pare | Bota | Tre të rinj u vënë flakën makinave të policisë në Athinë

Tre të rinj u vënë flakën makinave të policisë në Athinë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Athinë- Afro 15 të rinj u vunë flakën dje në orët e para të mëngjesit shtatë makinave të policisë që ishin të parkuara pranë komisariatit të policisë në periferi të Athinës

 

Athinë- Afro 15 të rinj u vunë flakën dje në orët e para të mëngjesit shtatë makinave të policisë që ishin të parkuara pranë komisariatit të policisë në periferi të Athinës, njoftoi një burim policor. “Akoma nuk është bërë asnjë arrestim pas këtij sulmi'', bëri të ditur i njëjti burim. ''Të rinjtë u larguan pasi policia hapi zjarr në drejtim të tyre'', vazhdon burimi i sipërpërmendur. Këto lloj sulmesh janë bërë shumë të shpeshta në Greqi dhe kanë në shënjestër policët, bankat, institucionet publike dhe interesat e huaja dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Për shkak se për sulme të tilla përdoren mjete artizanale, kryesisht bomba Molotov, nuk janë shënuar viktima, por vetëm dëme të mëdha materiale. Në Greqi operojnë disa grupime të vogla anarkiste, të cilat kanë shpeshtuar sulmet e tyre, që pas shpërndarjes së grupit famëkeq 17 nëntori.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative