Faqja e Pare | Bota | Nacionalistët dhe socialistët mund të formojnë qeveri në Beograd

Nacionalistët dhe socialistët mund të formojnë qeveri në Beograd

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Beograd- Nacionalistët serbë dhe socialistët e Millosheviqit thanë se janë afër të formojnë qeverinë dhe të lënë anash fitoren e grupeve pro-perëndimore, transmeton Associated Press

 

Beograd- Nacionalistët serbë dhe socialistët e Millosheviqit thanë se janë afër të formojnë qeverinë dhe të lënë anash fitoren e grupeve pro-perëndimore, transmeton Associated Press. Pas takimit të dy ditëve më parë, palët thanë se janë dakorduar për vendosjen e parimeve për një qeveri të re "kombëtare". Një marrëveshje e tillë ndërmjet Partisë Radikale, koalicionit të Koshtunicës dhe socialistëve të Millosheviqit do t'u mundësonte nacionalistëve të vijnë në pushtet për herë të parë prej përmbysjes së Millosheviqit, në vitin 2000. Zgjedhjet e 11 majit në Serbi, edhe pse patën një drejtim proevropian, negociatat për qeverinë duket se do të jenë të vështira.

Partitë që kanë fituar mandate për takimin e  ardhshëm të parlamentit do të vazhdojnë sot, pesë ditë pas zgjedhjeve, bisedimet për krijimin e një shumice të qëndrueshme dhe të qeverisë së re.

Dy ditë më parë u zhvilluan edhe bisedime tripalëshe, të përfaqësuesve të koalicionit të bashkuar rreth SPS, DSS-NS dhe SRS, ku tema kryesore ishte konstituimi i autoriteteve në nivel republike dhe konstituimi i autoriteteve të qytetit të Beogradit.

Lideri i Partisë Demokratike (DS), njëkohësisht presidenti i republikës, Boris Tadiç bëri të ditur se grupimi i tij partiak ''Për Serbinë Evropiane'' do të fillonte bisedimet me koalicionin SPS-PUPS-JS, ndërkohë që postet në qeverinë e ardhshme nuk do të ishin temë e tyre.

Tadiç theksoi se ata do diskutonin mbi mundësinë e arritjes së një partneriteti normal, meqenëse ekzistonin kushtet për arritjen e diçkaje të tillë. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative