Faqja e Pare | Bota | Numri i viktimave në Kinë mund të arrijë 50.000 vetë. Pas tërmetit kërcënon përmbytja

Numri i viktimave në Kinë mund të arrijë 50.000 vetë. Pas tërmetit kërcënon përmbytja

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Pekin- Qeveria kineze ka dërguar ushtarë të tjerë në zonën e tërmetit. Angazhimi i 100 helikopterëve të tjerë duhet t'u mundësojë forcave të shpëtimit akses në rajonet e izoluara

 

Pekin- Qeveria kineze ka dërguar ushtarë të tjerë në zonën e tërmetit. Angazhimi i 100 helikopterëve të tjerë duhet t'u mundësojë forcave të shpëtimit akses në rajonet e izoluara pas tërmetit. Rreth 4.000 vetë konsiderohen ende të humbur. Numri i të vdekurve vlerësohet tani në 50.000 vetë. Më shumë se 100.000 ushtarët që tani kanë mundur të lirojnë nga copat e shkëmbinjve dhe masat e dheut disa rrugë të rëndësishme për në zonën ku ishte epiqendra e tërmetit gjenden në një garë me kohën. Gjysma e popullsisë në rajonin e krizës është e prekur nga tërmeti, gati dhjetë milionë vetë. Ministri kinez i shëndetësisë Gao Qiang tha në Pekin: "Ky tërmet në Sizhuan është katastrofa më e rëndë natyrore, që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949. Sa më kujtohet mua më parë nuk ka pasur reagime kaq të shpejta dhe efektive ndaj katastrofave natyrore. As mobilizim dhe organizim kaq të gjerë." Nga e gjithë Kina vijnë në Sizhuan ushqime, ujë i pijshëm dhe pajisje teknike. 100 helikopterë shtesë me parashutistë ka dërguar vetëm ditën e enjte (15.5.) qeveria kineze në zonën e katastrofës. Veç kësaj Kina ka pranuar edhe ndihmat nga jashtë. Avionë rusë me ndihma kanë mbërritur ndërkohë në vend. Specialistë shpëtimi nga Taivani dhe Japonia pritet të vijnë. Nga Gjermania do të shkojë për të ndihmuar një specialist për katastrofat i Karitasit. 

Se sa do të rritet ende numri i viktimave është krejt e paqartë

Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua flet për 50.000 viktima. Këtu shtohet edhe rreziku nga digat e dëmtuara. Ministri për burimet ujore Chen Lei, foli për një rrezik serioz. Veç kësaj uji i lumit bllokuar pas një rrëshqitjeje toke kthehet në një liqen. Nëse ai i shpërthen barrierat përmbytja mund të mbysë mijëra vetë, që gjenden ende të bllokuar nga rrënojat në qytetin Beichuan. Ministri i shëndetësisë Gao Qiang, u premtoi ndihmë viktimave të tërmetit dhe familjeve të tyre: "Të gjithë e dimë se Kina nuk disponon një sistem shëndetësor të shtrirë në të gjithë territorin e saj. Për këtë arsye shpenzimet e trajtimit mjekësor janë një problem i madh për të plagosurit. Shumë vetë kanë humbur familjet dhe pronën nga tërmeti. Mbi to nuk duhet të rëndojnë kosto mjekësore. Qeveria është e detyruar të sigurojë përkujdesje të mirë shëndetësore për ta." Kështu psikologët duhet të merren me fëmijët e traumatizuar. Ajo që bie në sy është shkatërrimi i shumë ndërtesave të shkollave nga tërmeti si të ishin shtëpi prej letrash. Specialistët dyshojnë se materialet e ndërtimit të përdorura kanë qenë me mangësi. 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative