Faqja e Pare | Bota | Qeveria e Berluskonit fiton votëbesimin e senatit

Qeveria e Berluskonit fiton votëbesimin e senatit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Romë- Qeveria e re konservatore e Italisë, e udhëhequr nga Silvio Berluskoni fitoi votëbesimin e senatit. Votëbesimi i pritshëm në senat erdhi pas një fitoreje të lehtë dje në

 

Romë- Qeveria e re konservatore e Italisë, e udhëhequr nga Silvio Berluskoni fitoi votëbesimin e senatit. Votëbesimi i pritshëm në senat erdhi pas një fitoreje të lehtë dje në Dhomën e Deputetëve. Javën e kaluar, zoti Berluskoni, njeriu më i pasur në Itali, bëri betimin si kryeministër për herë të tretë. Manjati 71-vjeçar i medias korri një fitore të thellë në zgjedhjet e përgjithshme të prillit. Në fjalimin e inaugurimit para parlamentit të martën, zoti Berluskoni theksoi nevojën për rritje ekonomike dhe luftë kundër krimit të organizuar në Itali. Ai premtoi gjithashtu t’u japë rajoneve lokale më shumë kontroll mbi të ardhurat nga taksat dhe bëri thirrje për dialog me opozitën për t’i arritur këto synime.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative