Dhjetë milionë të prekur nga tërmeti në Kinë
Pekin- Skuadrat e shpëtimit në Tajvan, po dërgojnë dy avionë me ndihma materiale dhe vullnetare në pjesën jugperëndimore të Kinës, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Pekin- Skuadrat e shpëtimit në Tajvan, po dërgojnë dy avionë me ndihma materiale dhe vullnetare në pjesën jugperëndimore të Kinës, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Kjo është ndihma e parë direkte për shpërndarjen e ndihmës ndaj të dëmtuarve.
Fluturimet direkte mes Kinës dhe Tajvanit kanë qenë të ndaluara pas luftës civile në 1949; dhe aktualisht ka vetëm fluturime të kufizuara vetëm gjatë periudhës së pushimeve.
Tajvani reagoi shumë shpejt me ndihmë ndaj rajonit jugperëndimor të Kinës, që u godit rëndë nga tërmeti. Por dekada të tëra rivaliteti, shtruan nevojën e bisedimeve delikate përpara dërgimit të ndihmës me avionë. Rreth 150 ton mallra -- përfshirë tenda, batanije dhe dyshekë portativë -- po dërgohen me dy fluturimet e para në Sichuan, të dhuruara nga grupe bamirësie dhe fetare Taiwanese, përfshirë edhe Kryqin e kuq dhe fondacionin Buddhist Tzu Chi. Një grup vullnetarësh nga grupi Buddhist - që ka qenë i përfshirë në ndihmën ndaj të prekurve nga fatkeqësitë gjatë 17 viteve të fundit - do të shkojë në rajonin e goditur nga tërmeti për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe të ndihmës.
Këshilli për çështjet e Tajvanit - që është organizata që është përgjegjës për politikën e Kinës - ka premtuar 26 milionë dollarë në të holla dhe ushqime dhe tha se do të mbledhë një shumë më të madhe nëpërmjet donacioneve publike. Po kështu dy manjatë tajvanezë: Wang Yung-Ching, themelues i grupit petrokimik Formosa Plastics; dhe Terry Gou, kryetar i grupit elektronik Hon Hai, kanë premtuar me miliona dollarë ndihmë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka thënë se do të dërgojë një nga zyrtarët më të lartë të kësaj organizate në Birmani. Ndërkohë shtohet presioni ndaj qeverisë ushtarake për të lejuar më shumë ndihmë ndaj viktimave të ciklonit në vend.
Ai tha se shefi i ndihmës humanitare John Holmes, do të shkojë në Birmani, me një avion të ngarkuar me ndihmë ushqimore. Zoti Ban, duke folur pas bisedimeve me ambasadorë të OKB-së në New York, po ashtu tha se do të organizonte një konferencë të vendeve që janë të përgatitur të ofrojnë ndihmë. Të dhënat e OKB-së sugjerojnë se rreth dy milionë e gjysmë birmanezë janë prekur rëndë nga cikloni i 12 ditëve më parë. Ambasadori i SHBA-së në OKB, Zalmay Khalilzad, tha se vonesa të tjera në dërgimin e ndihmës personave në nevojë, mund të politizojnë krizën humanitare.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj