Faqja e Pare | Bota | Kinë: 10 mijë të varrosur nën rrënoja në Mianzhu; edhe 10 mijë të vdekur në zona të tjera

Kinë: 10 mijë të varrosur nën rrënoja në Mianzhu; edhe 10 mijë të vdekur në zona të tjera

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Në Kinë, autoritetet thonë se të paktën 10 mijë njerëz kanë mbetur të varrosur nën rrënoja në qytetin Mianzhu pas tërmetit më të rëndë në dekada me radhë, që goditi atë vend dje.

 

Në Kinë, autoritetet thonë se të paktën 10 mijë njerëz kanë mbetur të varrosur nën rrënoja në qytetin Mianzhu pas tërmetit më të rëndë në dekada me radhë, që goditi atë vend dje.

Media shtetërore ka njoftuar tashmë për 10 mijë të vdekur në zona të tjera të provincës Sishuan, por agjencia e lajmeve Hsinhua tha se ky numër ka të ngjarë të jetë më i lartë. Mijëra trupa kineze dhe ekipe të ndihmës së shpejtë u dërguan  në zonat e provincës Sishuan në Kinën Perëndimore, e cila është shkatërruar nga tërmeti i djeshëm me magnitudë 7 presje 8 ballë. Agjencia Hsinhua bëri gjithashtu të ditur se ekipet e ndihmave janë nisur në këmbë edhe drejt zonës së epiqendrës së tërmetit. Ende nuk ka shumë informacion rreth shkallës së shkatërrimeve në distriktin Uenshuan, ku banojnë më shumë se 100 mijë njerëz. Agjencia Hsinhua thotë se rrugët që të çojnë atje janë shkatërruar dhe stuhitë kanë bërë të pamundur uljen e helikopterëve ushtarakë, por një zyrtar lokal arriti të bënte thirrje për ndihmë, duke përdorur një telefon me anë të satelitit.

Po sipas njoftimeve, në pika të tjera të provincën Sichuan, rreth 900 nxënës të dy shkollave fillore kanë mbetur të varrosur nën rrënoja. Hsinhua thotë se të paktën 60 trupa janë nxjerrë nga rrënojat

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.00
Powered by ANA Creative