Faqja e Pare | Aktualitet | Vetëvrasjet në numër rekord gjatë dy viteve, shkak varfëria dhe stresi

Vetëvrasjet në numër rekord gjatë dy viteve, shkak varfëria dhe stresi

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Numri më i lartë i të vdekurve gjatë këtyre dy viteve, duke iu referuar statistikave zyrtare i përkasin pikërisht vetëvrasjeve.

 

Tiranë- Numri më i lartë i të vdekurve gjatë këtyre dy viteve, duke iu referuar statistikave zyrtare i përkasin pikërisht vetëvrasjeve. Sipas këtyre shifrave, një në dy ditë në një periudhë dy vjeçare një person ka zgjedhur të vetëvritet për shkaqe kryesisht të lidhura me gjendjen psikologjike. Varfëria, papunësia, borxhet, gjendja e vështirë ekonomike janë arsyet kryesore pse një numër i madh njerëzish janë detyruar t’i japin fund jetës së tyre. Mesatarisht 2 shqiptarë në 24 orë kanë humbur jetën gjatë muajit të parë të vitit, si pasojë e shkaqeve të ndryshme. Statistikat zyrtare tregojnë për 68 viktima në total dhe 36 të plagosur. Megjithatë, këto i referohen vetëm atyre të dhënave zyrtare të regjistruara nga policia dhe spitalet, pasi ka edhe ngjarje të tjera që për një arsye apo për një tjetër nuk janë bërë publike. Ngjarje të rënda tronditin çdo ditë e më tepër opinionin publik. Përveç viktimave nga aksidentet, krimi brenda familjes dhe vetëvrasjet po shoqërojnë njëra- tjetrën duke shënuar tragjedi. Probleme të rënda sociale por edhe ekonomike janë shkaqet kryesore që çojnë në konflikte por edhe në vendimet e personave të ndryshëm për të zgjedhur vetëvrasjen. Në të shumtën e rasteve, policia nuk mund të bëjë asgjë për të parandaluar tragjeditë dhe mjaftohet me hetimin për arsyet dhe motivet. Në këto kushte është e qartë se të tjera viktima do të vazhdojnë të shtohen akoma, përderisa kushtet ekonomike do të jenë gjithmonë të vështira ndërsa shoqëria me plot probleme sociale.

 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
3.14
Powered by ANA Creative