Prokuroria: 17 vjecarja nga Korca mund të ketë vdekur nga “duart” e mjekève
Sipas tyre, pozicioni i mjekëve në këtë çështje do të sqarohet mbi bazën e rezultateve të mjekësisë ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes së saj.
Tiranë- Hetimet e hapura nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi rrethanat e vdekjes së 17 vjeçares nga Korça, Matilda Petriti, kanë për objekt veprën penale të "mjekimit të pakujdesshëm". Burime zyrtare nga kjo prokurori bënë të ditur dje se grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij rasti, ka marrë nën hetim dy mjekët, të cilët realizuan ndërhyrjen kirurgjikale ndaj 17 vjeçares Petriti. Sipas tyre, pozicioni i mjekëve në këtë çështje do të sqarohet mbi bazën e rezultateve të mjekësisë ligjore, e cila pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes së saj. Por gjatë procesit hetimor, thanë burimet e mësipërme, mjekët mund të përballen edhe me masën e pezullimit nga puna. Nga të njëjtat burime mësohet se në prokurorinë e Tiranës ka patur edhe dy çështje të tjera me objekt hetimi mjekimin e pakujdesshëm, për të cilat i është kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë pezullimi nga puna i mjekëve. 17 vjeçarja nga Korça, Matilda Petriti, ndërroi jetë disa ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", në Tiranë, si pasojë e një hemoragjie. Para një muaji ajo i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, në bajame në një klinikë private në qytetin e Pogradecit. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dalë me një version zyrtar për shkakun e vdekjes së 17-vjecares, duke deklaruar se është në pritje të rezultateve të Prokurorisë që po heton cështjen në fjalë. Sipas kësaj ministrie, grupi i punës i ngritur me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, për hetimin e rastit të vdekjes së Matilda Petritit, 17 vjeçares nga Korça, po verifikon të gjithë dokumentacionin e mjekut Xhevahir Hoxhallari, që ka kryer ndërhyrjen ne klinikën private në Pogradec dhe po shqyrton kartelën e pacientes që humbi jetën dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë”, ndërsa për vendime të mëtejshme lidhur me rastin e 17 vjeçares, po priten rezultatet e prokurorisë, që po heton çështjen në fjalë. Ndërkaq, specialistët e seksionit Kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit, pranë Policisë së Tiranës, kanë grumbulluar të gjitha praktikat mjekësore ndaj viktimës në klinikën e qytetit të Pogradecit. Grupi hetimor i ngritur pas ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në prezencë të prokurorit të çështjes, ka marrë në pyetje për të përcaktuar pozicionin e tyre, dy mjekë otorino-laringologe pranë Repartit të O.R.L në QSUT, të cilët kanë kryer ndërhyrjen kirurgjikale në Pogradec dhe që kanë qenë prezente në momentet e fundit të jetës së 17 vjeçares. Matilda Besim Petriti, banuese në Libonik te Korçës, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një hemoragjie. Rreth një muaj më parë, viktima ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në bajame, në një klinikë private në qytetin e Pogradecit.Vlereso artikullin



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj