Faqja e Pare | Aktualitet | Bulqizë, vdes minatori i 14 në 18 Muaj. Minxhozi: Tragjedia nga indiferenca e qeverisë

Bulqizë, vdes minatori i 14 në 18 Muaj. Minxhozi: Tragjedia nga indiferenca e qeverisë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image Minatoret ne proteste para Kryeministrise

Tiranë- Vdekja ka goditur sërish në Minierën e Bulqizës. Miniera e emërtuar tashmë si vdekjeprurëse ka marrë përsëri jetë

Tiranë- Vdekja ka goditur sërish në Minierën e Bulqizës. Miniera e emërtuar tashmë si vdekjeprurëse ka marrë përsëri jetë punëtori në të. Gjatë orëve të pasdites punonjësi 55 vjeçar në këtë minierë ka humbur jetën si pasojë e shkëputjes së një masivi të madh stoku kromi mbi të. Vetëm 18 muajt e fundit në këtë minierë janë shënuar 14 viktima njerëzish të cilët kanë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së kushteve në punë. Xhevat Bulqiza 55 vjeç banor në qytetin e Bulqizës mbeti pa jetë kur një masiv i madh stoku me krom ra mbi të teksa ai po zbriste poshtë stokun me krom ku kishte punuar gjithë ditën. Stoqe të tëra me krom dergjen në periferi të Bulqizës ku janë të punësuar dhjetëra punëtorë të cilët punojnë për mbijetesën e përditshme për llogari të firmave të ndryshme që shfrytëzojnë këto masive fitimprurëse. Xhevat Bulqiza është viktima e 5 e minierës vdekjeprurëse brenda këtij viti, ndërkohë që gjatë 18 muajve të fundit janë shënuar 14 viktima. "Indiferenca e qeverisë është përgjegjësi kryesor i tragjedisë së rradhës në Bulqizë.

Përgjegjëse për këtë tragjedi janë gjithë strukturat e shtetit të cilat me heshtjen e tyre po marrin në mënyrë të vazhdueshme jetë njerëzish. Shkaku i aksidenteve të  mëparshme nuk është marrë seriozisht dhe kjo është më e dhimbshmja për familjet e minatorëve dhe gjithë shqiptarëve. Qeveria lan duart me Bulqizëm duke marrë përsipër vetëm organizimin e funeraleve dhe jo për t'i bërë analizë gjendjes kaotike, situatës tepër të rënduar të kushteve të sigurisë së jetës së minatorëve e cila e ka bazën tek korrupsioni galopant që s'shfaqet në Bulqizë me tragjeditë njëpasnjëshme i ngjet jo një kantieri pune por një Gërdeci të dytë", ka deklaruar menjëherë pas tragjedisë atje, deputeti Minxhozi. Ndërkohë policia ka saktësuar me detaje ngjarjen se 55 vjeçari po përpiqej të zbriste poshtë masivët kur rrëshqiti duke shkëputur një masë të konsiderueshme që ra sipër tij duke i marrë në mënyrë të menjëhershme jetën. Menjehërë pas vdekjes së tij, ka reaguar deputeti socialist i zonës i cili e ka quajtur përgjegjësi të qeverisë, vdekjen e njëpasnjëshme të minatorëve.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Navigate archive
first first Korrik, 2009 first first
Dj Hn Mr Mk Ej Pr Sht
1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31
Vlereso artikullin
3.75
Powered by Data Solution LTD