Njësi për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, qeveria kontroll në zonat turistike
Tiranë- Qeveria do të krijojë një njësi të posaçme e cila do të ndërhyjë për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike
Tiranë- Qeveria do të krijojë një njësi të posaçme e cila do të ndërhyjë për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike. Edhe pse kjo është një strukturë tërësisht e re, realisht edhe pa një status të mirëpërcaktuar, duket se ka marrë tashmë liri të plotë veprimi në gjithë territorin e republikës së Shqipërisë. Sipas ministrit Ylli Pango, i gjithë bregdeti do të jetë në monitorim. Po sipas tij, njësia për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet, do të ndërhyjë më shpejt në rastet kur konstatohen ndërtime të paligjshme në zonat turistike, pavarësisht se një gjë e tillë pritet të sjellë konflikte edhe me ligjin. Kjo për arsyen, se ruajtja e territorit i ka kaluar tashmë si kompetencë pushtetit lokal dhe ngritja e një strukture të tillë në varësi të pushtetit qendror, më shumë se shkelje e parimit të autonomisë së pushteteve është edhe një tentativë e fundit e qeverisë për të vendosur ajo këtë sezon se kush do të bëjë para dhe kush jo. Përmes ngritjes së një strukture të tillë, qeveria do të kontrollojë për ndërtimet që do të shemben ose jo në zonat bregdetare, gjithmonë duke iu referuar preferencave të saj politike apo kritereve të tjera që gjithashtu mbështeten në bindje partiake. Në komisionet parlamentare u miratuan ndryshimet në ligjin e turizmit, i cili ka vetëm një vit që ka hyrë në fuqi. Ndryshimet parashikojnë penalitete për subjekte që shkelin licencat për fshatrat turistike.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj