Oketa: Vatra e zjarrit në Gërdec paraqet akoma rrezikshmëri të lartë për banorët. Ka akoma lëndë të paplasura
TIRANË – “Vatra e zjarrit ku ndodhi tragjedia e 15 marsit të këtij viti vazhdon të mbetet një zonë, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë për banorët
TIRANË – “Vatra e zjarrit ku ndodhi tragjedia e 15 marsit të këtij viti vazhdon të mbetet një zonë, e cila paraqet rrezikshmëri të lartë për banorët”. Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë tryezës së organizuar dje me donatorët mbi prioritetet për rindërtimin e Gërdecit. Ai e ka vlerësuar këtë zonë, si më të rrezikshmen në fshatin ku ndodhi shpërthimi që u shoqërua me 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe shumë dëme materiale. Sipas ministrit Oketa, edhe pse kanë plasur shumë municione, në vatrën e shpërthimit ekzistojnë ende lëndë të cilat nuk kanë plasur. Duke e ilustruar me pamje ai ka sqaruar se pamjet e paraqitura në monitor përcaktojnë kufirin e zonës e cila i është nënshtruar totalisht një kontrolli të imtësishëm, nga ana e Forcave tona të Armatosura. “Për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar ekspertëve të huaj që në bashkëpunim me FA shqiptare të bëjnë të mundur grumbullimin e municioneve të paplasura, nxjerrjen dhe pastrimin e municioneve nën sipërfaqen e tokës, asgjësimin dhe demontimin e municioneve të rrezikshme, demilitirazimin e municioneve në uzinat ushtarake, asgjësimin e municioneve të grumbulluara, si dhe çertifikimin e zonës së fatkeqësisë dhe dorëzimin e saj tek organet e pushtetit vendor”, është shprehur ministri Oketa. Përveç forcave të armatosura, krateri i Gërdecit u monitorua për disa ditë me radhë nga ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët ikën duke lënë një raport të hollësishëm për shifrat e municioneve që ndodheshin në depon primitive të çmontimit të armëve në ditën kur ndodhi tragjedia.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj