Faqja e Pare | Aktualitet | Gërdeci pa asnjë shenjë jete

Gërdeci pa asnjë shenjë jete

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Pas shpërthimit tragjik të 15 Marsit, Gërdeci tashmë mund të thuhet se e ka humbur edhe të drejtën për të qenë një fshat. Çdo banor që vendos të kthehet aty

 

Tiranë- Pas shpërthimit tragjik të 15 Marsit, Gërdeci tashmë mund të thuhet se e ka humbur edhe të drejtën për të qenë një fshat. Çdo banor që vendos të kthehet aty, duhet të harrojë të paktën për disa vjet marrjen me bujqësi dhe blegtori. Çdo bimë që kultivohet në Gërdec, kontaminohet nga ndotësit e rrezikshëm të cilët depërtojnë deri tek ushqimet shtazore. Ndonëse vetëm 300 metra është përcaktuar të jetë diametri i murit të lartë 2 metra i cili do të rrethojë kraterin e shpërthimit, i cili do të ketë edhe përmbajtje argjilore për të ndalur depërtimin e lëndëve të rrezikshme në tokat e Gërdecit dhe zonave përreth, sipas specialistëve realisht bëhet fjalë për një zonë prej reth 12 ha krejtësisht të kontaminuar. Kjo do të thotë që rikthimi i banorëve në këtë zonë mund të jetë i rrezikshëm për jetën dhe shëndetin e tyre derisa ajo të pastrohet, ndërkohë që burime zyrtare të qeverisë e përjashtojnë këtë rrezik duke lejuar rindërtimin e shtëpive dhe banimin e atyre që janë kthyer ende pa sistemuar banesat e tyre në fshat. Sipas Ministrisë së Mjedisit, situata mjedisore rezluton sipas të gjitha normave dhe standarteve ndërkombëtare, përsa i përket ajrit, tokës, etj, përvec ujit të puseve i cili paraqitet i ndotur. Në të njëjtën linjë me këtë ministri është shfaqur edhe ISHP, e cila ndonëse fillimisht deklaroi se ka ndotje mjaft të lartë edhe të ajrit në Gërdec, më vonë e ndryshoi versionin duke pretenduar gjithashtu se vetëm uji i puseve paraqet ka paraqitur probleme të ndotjes. Të gjitha këto deklarata hidhen tërësisht poshtë nga specialsistë të fushës të cilët apelojnë për një ndërhyrje të thellë mjedisore në Gërdec, pasi jo pak por plot 12 hektarë të zonës janë në gjëndje të kontaminuar. Gërdeci mund të konsiderohet jo i rrezikshëm të paktën pas 2 vjetësh, kohë kur përfundon pastrimi i predhave dhe monitorimi i detajuar për këtë zonë.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
4.00
Powered by ANA Creative