Ina Rama kërkon zëvendësprokuror të Përgjithshëm pas takimit me ministrin Alibeaj
Tiranë- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka zgjedhur një takim me dyert të mbyllyra me ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, që të hedhë idenë e një zëvendësprokurori
Tiranë- Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama ka zgjedhur një takim me dyert të mbyllyra me ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, që të hedhë idenë e një zëvendësprokurori të Përgjithshëm në organin qendror të akuzës, post ky që për momentin nuk është funksional që prej vitit 1999. Sipas një njoftimi zyrtar Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka theksuar edhe një herë këtë kërkesë të sajën për të patur zëvendës, ndërsa ka diskutuar edhe për kriteret që duhen plotësuar në ligj për statusin e Prokurorit të Përgjithshëm mbas mbarimit të mandatit. Në takim ishin gjithashtu edhe prokurorët e rretheve gjyqësore, të cilët kërkuan reagim të saktë në lidhje me çështje të tilla si dallimi mes rasteve kur një çëshje penale duhet pushuar, apo duhet vendosur mos fillimi i procedimit penal. Prokuroreve të rretheve iu është kërkuar në këtë takim që për dosjet e pezulluara për moszbulim autori, të vazhdojnë hetimet dhe prokurorët të kërkojnë më tepër llogari ndaj policisë në mënyrë që dosje të tilla të mos lihen në harresë, gjë që çon në zbehjen e çështjes. Por një nga pikat më të diskutuara është dhënia e masës arrest me burg , ku është kërkuar respektim i të drejtave të të dënuarve si dhe mos ashpërsim të këtyre masave pa prova.



del.icio.us
Digg
Komente (1 vendosur):
Vendosni komentin tuaj