Faqja e Pare | Aktualitet | KSHH: Dhuna ndaj gazetarëve synon mposhtjen e fjalës së lirë

KSHH: Dhuna ndaj gazetarëve synon mposhtjen e fjalës së lirë

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar dje në lidhje me dhunën ndaj gazetarit Ilia, që është shfaqur dy ditë më parë në televizion. Sipas njoftimeve të medias, në qytetin

 

 

Tiranë- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar dje në lidhje me dhunën ndaj gazetarit Ilia, që është shfaqur dy ditë më parë në televizion. Sipas njoftimeve të medias, në qytetin e Burrelit ka ndodhur një ngjarje e shëmtuar, brutale dhe e dëmshme. Gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë Murat Lleshi, para selisë së gjykatës për t’ju shmangur disa sqarimeve që kërkoheshin lidhur me një çështje nga gazetari i “Fiks fare”, z.Ksenofon Ilia së bashku me vëllain e tij me makinën e tyre kanë goditur gazetarin, e kanë përplasur në tokë dhe e kanë zvarritur për disa metra duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe sidomos në të dy këmbët. “KShH dënon ashpër këtë akt dhune ndaj gazetarit Ilia si edhe fyerjet ndaj grupit të xhirimit aq më tepër sepse autor i kësaj vepre të dëmshme është personi i veshur me petkun e gjyqtarit që ka për detyrë të mbrojë në përgjithësi të drejtat e shtetasve dhe në veçanti lirinë e shtypit. KShh ka besim se KLD dhe organet e ndjekjes do të marrin masat përkatëse në përputhje me ligjin”, thuhet në një deklaratë të KShH. Kështu, shihet e nevojshme të evidentojë faktin se presionet dhe aktet e dhunës ndaj gazetarëve nuk kanë qenë të pakta. “KSHH shpreson se organet përkatëse do të sqarojnë me efektivitet rrethanat e ngjarjes dhe motivet për të cilat u krye ajo. Ka dyshime të bazuara se z.Halili është goditur për shkak të shkrimeve kritike të gazetës “Sot” dhe vetë atij ndaj organeve shtetërore”, vijon deklarata me argumentin se KShH mendon se nëse një shkrim i botuar në këtë apo atë organ shtypi përmban të dhëna të pasakta, mjeti demokratik është përgënjeshtrimi dhe jo presioni dhe dhuna.    
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative