Aksidenti në Bulqizë, i hiqet licenca firmës “Duriçi 07”
Tiranë- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës i ka hequr liçensën firmës "Duriçi 07”” që kishte si aktivitet të saj heqjen e stokut të mineralit pranë minierës së Bulqizës
Tiranë- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës i ka hequr liçensën firmës "Duriçi 07”” që kishte si aktivitet të saj heqjen e stokut të mineralit pranë minierës së Bulqizës, ku një ditë më parë një punonjës humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën. Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një deklarate për shtyp në lidhje me këtë ngjarje zëdhënësja e kësaj Ministrie, e cila tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos respektimit të rregullave të sigurimit teknik dhe projektit teknik.” Përsa i takon sigurisë teknike në sektorin mineral ministria vëren me shqetësim se aksidentet e kohëve të fundit kanë treguar se edhe në minierat e licencuara ka pasur shkelje flagrante të rregullave të sigurimit teknik. Prej disa muajsh reparti i Inspektimit të minierave dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrorë po ushtrojnë kontrolle të plota në të gjitha minierat e evidentuara me risk. Ndërkaq ministri Rruli i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të hetohen të gjitha rastet e aksidenteve në miniera dhe të vihen para përgjegjësisë fajtorët. Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës Genc Ruli i ka dërguar një letër Prokurores së Përgjithshme për t’i kërkuar bashkëpunim të ngushtë me këtë organ duke i vënë ndërkohë në dispozicion gjithë ekspertizën e nevojshme. Para dy ditësh në mesditë gjatë punës duke gërmuar me eskavator, si pasojë e rrëshqitjes së një volumi sterili, është aksidentuar me pasojë vdekje, punëtori Aleksander Gjoka, dhe është plagosur lehtë Bardhyl Duriçi. Sipas mjekut ligjor, shkak i aksidentit është asfiksia si pasojë e ndodhjes nën peshën e sterilit të shembur.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj