Faqja e Pare | Aktualitet | Minxhozi: Rrënjet e Gërdecit në Bulqizë janë tek korrupsioni, që gjeneron tragjedi jetësh njerëzore.

Minxhozi: Rrënjet e Gërdecit në Bulqizë janë tek korrupsioni, që gjeneron tragjedi jetësh njerëzore.

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qemal Minxhozi duke ngritur një shqetësim të madh që ka të bëjë me zonën e tij zgjedhore ka sjellë në vëmendjen e mediave faktin që dy ditë më parë në Bulqizë


Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Qemal Minxhozi duke ngritur një shqetësim të madh që ka të bëjë me zonën e tij zgjedhore ka sjellë në vëmendjen e mediave faktin që dy ditë më parë në Bulqizë ndodhi aksidenti tragjik i rradhës, ku një minator humbi jetën. Kësaj rradhe jo në thellësi të minierës, por në sipërfaqe duke mbledhur krom në stokun e krijuar prej vitesh. Dy punëtorë të tjerë janë lënduar rëndë. “Thuhet nga qeveria se Gërdeci nuk do të ndodhë më, por Bulqiza tregon të kundërtën. Prej mëse një viti banorët e Bulqizës jetojnë në mes të Gërdecit. Aksidenti i djeshëm është sintezë e qartë e mungesës së përgjegjësisë së shtetit, i cili organizon vetëm funerale, dhe nuk merr masa për t’i parandaluar ato”, tha Minxhozi. Sipas tij kohët e fundit Ministria e Ekonomisë i ka dhënë një leje një kompanie për shfrytëzimin e një pjese të stokut të sterileve të dala nga miniera prej vitesh, pa pasur në konsideratë aftësitë teknike profesionale të kësaj firme që nuk është aspak e specializuar për këtë aktivitet. Disa herë specialistët kanë dhënë mendimin që shfrytëzimi i stokut të bëhet në mënyrë tërësore në të gjithë sipërfaqen nga një kompani me përvojë dhe mjete e teknologji të posacme. Privatizimi i sektorëve për shfrytëzimin e stokut ka krijuar shumë pështjellime në Bulqizë. “Ministria në bashkëpunim me pushtetin lokal kanë synuar dhe kanë copëtuar sipërfaqe të stoqeve, si dhe galeritë duke ia dhënë ato militantëve të PD, duke krijuar kështu konflikte që kanë shkuar deri dhe me armë zjarri”, tha deputeti i Burrelit, duke vijuar se kanë ndodhur 12 aksidente dhe asnjë ndëshkim nuk është dhënë. Lidhur me këtë ai ka drejtuar pyetje të hapura se çfarë bën inspektoriati i lartë i punës, reparti i inspektim shpëtimit, policia, prokuroria, e thënë shkurt Qeveria? Dhënia e lejeve të zbulimit dhe shfrytëzimit është kthyer në biznes nga nënpunësit e shtetit për të mbushur xhepat e tyre dhe jo arkën e shtetit. Në Bulqizë shprehja “haje se ta hanë”, “vishe se ta veshin”,  “merre se ta marrin” është moto e ditës që e nxit shteti me indiferencën e tij, shtoi ai. Më në fund deputeti i PS i ka drejtuar kryeministrit Berisha një thirrje duke thënë se “i kërkoj Kryeminstrit të vendit që të shkojë vetë në Bulqizë të takohet me njerëzit e thjeshtë me minatorë dhe t’i verifikojë këto të vërteta- tha ai duke përfunduar se- rrënjët e Gërdecit në Bulqizë janë tek korrupsioni, i cili mbjell pasiguri dhe gjeneron tragjedi jetësh njerëzore”. 
 

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
1.00
Powered by ANA Creative