Faqja e Pare | Aktualitet | Qeveria shkarkohet kreu i AKKP: Iu gjetën shkelje nga ministrja e Drejtësisë. Ja arsyet e shkarkimit

Qeveria shkarkohet kreu i AKKP: Iu gjetën shkelje nga ministrja e Drejtësisë. Ja arsyet e shkarkimit

Germezoni: Decrease font Enlarge font
image

Tiranë- Dje qeveria ka marrë vendim për të shkarkuar drejtorin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Besnik Maho

 

Tiranë- Dje qeveria ka marrë vendim për të shkarkuar drejtorin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Besnik Maho. Shkarkimi ka ardhur pas një kontrolli të bërë nga Ministria e Drejtësisë në këtë agjenci, ku janë identifikuar një sërë shkeljesh në kryerjen e detyrës nga kreu i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Vendin e kryetarit në këtë post vetëm prej një viti e ka marrë juristi Tunxh Prel Vatnikaj, i cili deri më tani ka qenë gjykatës në qytetin e Shkodrës. Berisha e ka vendosur shkarkimin dhe për “Shkelje të urdhrit të kryeministrit nëpërmjet marrjes në mënyrë të pjesshme të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave, vetëm 5 nga 12 rekomandime”. Sakaq, një tjetër çështje që ka sjellë “fundosjen” e Mahos, emëruar në këtë detyrë rreth dy vjet më parë, ka qenë dhe qarkullimi i vazhdueshëm i stafit në varësi të tij. “Drejtori Besnik Maho, ka shkaktuar pengesa të efektivitetit të strukturave të AKKP nëpërmjet mungesës së komunikimit normal me strukturat e brendshme, nëpërmjet lëvizjes së personelit pa shkaqe të justifikuara, në dëm të institucionit”, - thuhet në vendimin e përgatitur nga kryeministri, i cili ka dhe të drejtën e shkarkimit dhe emërimit të drejtuesit të AKKP-së.

Në motivimin e vendimit të shkarkimit flitet dhe mbi “shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore që normojnë veprimtarinë e AKKP dhe që janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e drejtorit të saj”. Shkeljet kryesore të evidentuara në kontroll, sipas qeverisë konsistojnë në “zvarritje të procesit të njohjes kthimit dhe kompensimit të pronave nëpërmjet prishjes pa të drejtë të vendimeve të zyrave rajonale të AKKP duke i kthyer për rishqyrtim pranë tyre”. Maho akuzohet dhe për “zvarritje të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave, si dhe shkelje të të drejtave të të interesuarve nëpërmjet mungesës së përgjigjes për 270 kërkesa drejtuar AKKP-së”. Akuzë tjetër që rëndon mbi Mahon është “mungesë transparence të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave nëpërmjet shkeljes së rregullave për mbajtjen e akteve që shërbejnë për marrjen e vendimeve të AKKP-së”.

Shtoni ne: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 vendosur):

Vendosni komentin tuaj comment

  • email Posto kete artikull
  • print Printo versionin
  • Plain text Teksti
Vlereso artikullin
0
Powered by ANA Creative