Ina Rama: Dosja për imunitetin e Mediut, tani pritet qëndrimi i Kuvendit
TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka deklaruar dje se është në pritje të vendimit të Kuvendit për heqjen ose jo të imunitetit të ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu
TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka deklaruar dje se është në pritje të vendimit të Kuvendit për heqjen ose jo të imunitetit të ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Pas aktivitetit të prezantimit të programit “Euralius2”, kryeprokurorja i është përgjigjur interesimit të meias, lidhur me dosjen “Mediu” që prokuroria i ka dërguar Këshillit të Imunitetit të Mandateve ajo u shpreh se “dosja është dërguar sipas procedurave ligjore dhe përmban gjithë materialet që prokuroria ka në dispozicion”. Ndërsa anëtarët e Këshillit të Imuniteteve deklaruan se dosja e prokurorisë nuk ishte serioze dhe ajo përmbante fakte të njohura tashmë publikisht. Përveç këtyre nuk përmbante asnjë fakt që të akuzonte drejtpërdrejt ish ministrin e Mbrojtjes, për ato akuza që vetë Prokurorja e Përgjithshme bëri të ditur, kur dërgoi letrën Kuvendit, duke i kërkuar heqjen e imunitetit të Mediut. Këshilli i Imuniteteve dhe Mandateve do të mblidhet javën tjetër për të vendosur në lidhje me heqjen ose jo të imunitetit të deputetit Fatmir Mediu. Më pare do të dëgjohet dhe fjala e ish-ministrit të Mbrojtjes, i cili aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri por në Amerikë. Ai ka lënë vendin para pak ditësh, duke kërkuar leje përmes një letre drejtuar kryetares së Kuvendit, ku i shpjegon edhe arsyet e largimit. Ndërsa opozita e ka cilësuar këtë veprim të ish ministrit të Mbrojtjes, si një përpjekje për të zvarritur procedurën e heqjes së imunitetit dhe për rrjedhojë edhe të hetimit të tij. Prokuroria kërkon hetimin e Mediut për akuzën e “shpërdorim detyre” në lidhje me shpërthimin e fabrikës së demontimit “AlbaDemil” më 15 mars në Gërdec të Vorës. Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme ka rreth 22 faqe dhe në të janë dhënë në mënyrë të përmbledhur të gjitha shkeljet që organi i akuzës pretendon se jane bere gjate kohes kur Fatmir Mediu ka qene ministër i Mbrojtjes. Kjo kerkese e organit te akuzes do te merret ne shqyrtim nga Kuvendi i Shqiperise, i cili ne baze te nenit 118 te Rregullores se Kuvendit do te beje edhe shqyrtimin e saj. Ne kete nen thuhet se heqja e imunitetit te deputetit do te shqyrtohet nga Keshilli per Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe ve ne dijeni Kuvendin ne seancen e pare parlamentare. Shqyrtimi i kerkeses per dhenien e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e nje deputeti vendoset si pike e pare e rendit te dites, te seances se dyte pasardhese pas paraqitjes se raportit te Keshillit te Rregullores. Ne seancen plenare, fjala i jepet ne fillim deputetit, ndaj te cilit eshte paraqitur kerkesa per te dhene shpjegime, ose per t'iu pergjigjur pyetjeve te deputeteve. Kuvendi vendos me votim te fshehte nese do te jepet ose do te rrezohet dhenia e autorizimit per fillimin e ndjekjes penale ndaj deputetit. Në tragjedinë e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të këtij viti, mbetën të vrarë 26 persona, u plagosën mbi 300 vetë ndërsa mijëra banesa dhe biznese u dëmtuan. Pasojat e kësaj tragjedie vazhdojnë të jenë akoma të rënda pavarësisht premtimeve të qeverisë për t’i mbyllur ato që një muaj pas fatkeqësisë



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj