Familje të viktimave të Gërdecit padi civile kundër shtetit shqiptar
Tiranë- Tashmë çështja e gënjeshtrave të qeverisë ndaj familjarëve të Gërdecit, duket se ka marrë një tjetër përmasë, pasi 11 familje të viktimave të Gërdecit kanë ngritur padi
Tiranë- Tashmë çështja e gënjeshtrave të qeverisë ndaj familjarëve të Gërdecit, duket se ka marrë një tjetër përmasë, pasi 11 familje të viktimave të Gërdecit kanë ngritur padi civile kundër shtetit shqiptar. Nga ana e Lëvizjes Mjaft është bërë e ditur dje në një konferencë për shtyp, ku ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimave të Gërdecit se kjo padi do të verë para drejtësisë strukturat dhe individët me pushtet përgjegjës për krime kundër civilëve. “Padia do jetë një kontribut në luftën kundër idesë dhe praktikës se krimet politike në Shqipëri kurrë nuk ndëshkohen, gjithmonë mbyllen”, tha Elisa Spiropali, përfaqësuese me Mjaft dje duke thënë se 11 Familjet ia kanë besuar Mjaftit përfaqësimin në Gjykatë. “Kjo padi do vendosë një precedent ligjor për përgjegjësi shtetërorë për dhunim të jetës dhe dinjitetit njerëzor”, shtoi ajo. sipas informacioneve një grup juristësh pranë Mjaft ka rreth një muaj që punon për këtë çështje. “Bilanci rrënqethës i tragjedisë së Gërdecit, me 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur, 1200 shtëpi të shkatërruara, dhe mijëra njerëz të dëmtuar fizikisht dhe psikologjikisht, thërret për Drejtësi”, kanë thënë përfaqësuesit e Mjaft, pasi sipas saj qeveria shqiptare po përpiqet ta varrosë të vërtetën e Gërdecit nën rrënojat e Gërdecit. “Qeveria shqiptare po bën çdo përpjekje për ta fshehur krimin përmes diskutimesh politike dhe propagandistike me NATO dhe ndryshime manipulative qëllimkëqija në Kushtetutë”, vuri theksin ajo.



del.icio.us
Digg
Komente (0 vendosur):
Vendosni komentin tuaj